Komunikacion

Me tabela CH ia shkel 113 km/h, njoftohen edhe autoritetet zvicerane

Më datë 25.07.2025, zyrtarët policorë të Njësisë për Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, gjatë realizimit të detyrave të rregullta për kontrollin e trafikut rrugore në pikë kontrollit të automjeteve në rrugën nacionale Gjilan – Kamenicë, kanë ndaluar një automjet me targa ZH (Zvicerane) i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është i përcaktuar me shenjë të trafikut gjashtëdhjetë (60) km/h duke vozitur njëqind e trembëdhjetë (113) km/h.

Ndaj drejtuesit të automjetit, i cili posedon patentë shofer të lëshuar nga autoritetet zvicerane është shqiptuar gjoba për kundërvajtje në vlerë prej treqind (300) euro dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike në territorin e Republikës së Kosovës për një periudhë prej tre (3) muajsh.

Duke u bazuar në marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit Zviceran, për bashkëpunim në trajtimin e kundërvajtjeve të kryera nga shtetasit përkatës në territorin e shtetit tjetër, gjoba e shqiptuar do të përcillet për njoftim tek autoritetet kompetente në Zvicër sipas marrëveshjes.

You Might Also Like