Gjilan

Me të rinjtë e Gjilanit u mbajt trajnim për Inteligjencën Artificiale, shkathtësitë e buta dhe lidershipin

Në sallën koncertale të Shkollës së Muzikës në Gjilan është mbajtur një ligjëratë për Inteligjencën Artificiale (IA), ku gjithashtu janë mbajtur ligjërata edhe për shkathtësitë e buta dhe lidership.

Kjo ngjarje është mbajtur në kuadër të Fuqizimit të të rinjëve nëpërmjet programit “Coca Cola HBC Kosova” e ku kanë marrë pjesë mbi 150 të rinjtë të Gjilanit.

Fillimisht, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Shpend Nuhiu, ka theksuar se është kjo një mundësi e mirë për të rinjtë nga Gjilani të njihen me trendët më të reja të teknologjisë dhe se është shumë me rëndësi që të mund të shfrytëzohet Inteligjenca Artificiale për shkathtësitë tona.

Shenaj Shala, trajnerë e Shkathtësive të Buta dhe gjithashtu këshilltare, ish- shefe e protololit të kryeministrit dhe  zyrtare në shumë misione e organizata ndërkombëtare, ka mbajtur një ligjëratë motivuese para të rinjve duke treguar për karrierën e saj që nga përfundimi i shkollës së mesme e deri në organizatat më prestigjioze ndërkombëtare.

Para të rinjve kanë folur edhe Faton Canhasi, Future Skills and AI dhe Gent Shala Leadership and Soft Skills.

Të rinjtë pjesëmarrës janë ndarë shumë të kënaqur me këtë trajnim dhe janë falënderuar për mundësinë e dhënë, duke theksuar se trajnime të tilla janë shumë të mira që të organizohen edhe në të ardhmen. /Kryelajmi.com/.

You Might Also Like