Përkundër se kishte kontratë edhe dy vite të tjera, Zenunaj ka kërkuar largimin nga Drita pasi dëshiron më shumë hapësira.
Mbrojtësi qendror ka luajtur në 15 ndeshje këtë edicion me kampionët e Kosovës.
Në adresë të tij kanë ardhur oferta nga klubet kosovare, por edhe nga Superiorja e Shqipërisë dhe elita e futbollit maqedonas.
Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e qendërmbrojtësit i cili përkundër se në moshë 24-vjeçare ka përvojë të gjatë në Superligë, por edhe në Superioren e Shqipërisë.
Njoftimi i plotë nga Melos Zenunaj
Pas një viti plot kujtime, sfida dhe suksese, rrugëtimi im me kampionin e Kosovës, Drita FC, po përfundon. Ishte një periudhë që do ta mbaj gjithmonë me vete me mirënjohje për çdo person, çdo moment dhe çdo përvojë që më ndihmoi të rritem.
Tani është koha për kapitullin e radhës. Faleminderit për gjithçka dhe suksese gjithmonë!
Familja bardh e kaltër do të mbeteni gjithmonë pjesë e imja.