Sulmuesi 19-vjeçar, i huazuar nga Drita te Dukagjini, po tregon formë të lartë që në ndeshjet e para me klinasit.
Maliqi shënoi golin e vetëm për Dukagjinin në miqësoren ndaj Vihren Sandanski (3-1), dhe u dallua si lojtari më i mirë në fushë.
Me depërtimet e shpejta dhe lojën pa frikë, talentin gjilanas po fiton zemrat e tifozëve që tani.
Ismet Munishi di të nxjerrë më të mirën nga talentet dhe Maliqi pritet të jetë një nga yjet më të mëdhenj në sezonin 2025/26 në Superligën e Kosovës.