ARSIMI

Mësimdhënësit nuk e meritojnë të kërcënohen

Shkruan: Afërdita Balaj – Ajdini
 
Zëvendësministri i Arsimit Dukagjin Pupovci paska paralajmëruar largimin e mësimdhënësve që kanë performancë të dobët.
Po na kërcënoni edhe në këtë kohë kur ne veq jemi të kërcënuar nga virusi.
Është e kuptueshme që një mësimdhënës edhe mund te ketë performancë të dobët në vitet e para të punës.
Kuptohet si i ri prindërit vijnë në shkollë dhe ankohen se ky i ri e spo din me na i mësu fëmijët.
Ai din normal se është i kualifikuar për atë punë. Por, presionet nga të gjithë, e, ai nganjherë edhe del nga vetja. Por, në vitet në vijim e përmirëson performancën.
Ne po jetojmë në shek. e digjitalizimit dhe kemi mundësi permirësimi.
Trajnimet falas gjithashtu na ndihmojnë.
Përvoja e përmirëson gjithsecilin.
Mendoj se ju duhet të punoni që ta përmirësoni cilësinë në arsim: Kushtet ne shkolla, nxënsa më pak nëpër klasa, kuizet nëpër shkolla çdo vit të jenë të obligueshëm, testi i semimatures dhe matures të bëhet për çdo vit i brendshëm në shkolla, të ketë klasa të parashkollorve sa kemi edhe mësues ne klasën e parë.
Pastaj, të përmirësohet trekëndëshi shkollë-prindër-nxenës duke i ditur secili përgjegjësitë e veta.
Bile, unë e kisha mendu nganjëherë me i ftu prindërit në orë mësimore me e pa për së afërmi punën tonë.
Ne e dijmë se aq shumë keni premtu ju, sa për me u realizu ato premtime, ne duhet të kishim vdekur! Por, me i largu nga puna mësimdhënësit është shumë e rëndë dhe mund ta kuptoj si po ndihen në këto momente ata!
 
(Autorja është kryesuese e Komitetit për Arsim në Gjilan}
Afërdita Balaj – Ajdini

You Might Also Like