ARSIMI

Mësimdhënësja Merrushe, shembull i edukatores dhe mësuesës, jo vetëm në shkollë

 

Në ditën kur përfundoi punimet Kongresi i Manastirit më 22 nëntor 1908, po të njëjtën ditë sot shkoi në amshim një pedagoge e respektuar e Gjilanit e lëndës së gjuhës shqipe, Merrushe Ibrahimi. Kisha privilegjin të punojmë së bashku në shkollën fillore “Thimi Mitko” ku ishte shembull i edukatores dhe mësuesës, dhe jo vetëm në shkollë.
Kur vdes një edukatore, mësuese si Merrushe Ibrahimi edhe lulet vyshken sepse vetë misioni i bërë lë të mërzitur fëmijët që janë drita e syve të një vendi.
Prandaj mësuesja Merrushe ishte shembull i një familje të arsimuar dhe të edukuar që kanë bërë dhe po bëjnë për brezat.
Në fund ngushllime familjes Ibrahimi e në veçanti bashkëshortit të saj Refikut!
Izmi Zeka

You Might Also Like