ARSIMI

Mësimi plotësues për klasat e nënta nis të hënën

Mësimi plotësues për klasat e nënta do të nis të hënën. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Nazim Gagica, drejtor i Arsimit në Gjilan. Sipas Gagicës, ky mësim do të zgjat deri më 19 qershor 2020.

Ja njoftimi i plotë:

 

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave, se mësimi plotësues për klasat e nënta do të fillojë nga data 08.06.2020, dhe zgjatë deri më 19.06.2020, sipas orarit të caktuar mësimor për lëndët në të cilat do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë.
Drejtoria Komunale e Arsimit-Gjilan në koordinim me drejtorët dhe mësimdhënësit shkollave, ka bërë të gjitha përgatitjet në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), për fillimin e mësimit përgatitor për Testin e Arritshmërisë i cili do të mbahet me datë: 23.06.2020

Testi i Aritshmërisë 2020 do të mbahet brenda një dite për të gjithë nxënësit. Testi do të ketë gjithsej 80 kërkesa (pyetje, detyra), nga gjithsej 9 lëndë dhe do të zgjasë 120 minuta (2 orë). Në test përfshihen lëndët: Gjuhë shqipe, Gjuhë angleze, Histori, Gjeografi, Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

Data dhe afate me rëndësi:

8 – 19 qershor – Mësimi plotësues për përgatitje për TA
23 qershor 2020- Realizimi i Testit të Arritshmërisë
30 qershor 2020- Shpallja e rezultateve të Testit të Arritshmërisë
30 qershor – 2 korrik 2020 ; Shqyrtimi i ankesave për rezultatet e Testit të Arritshmërisë
3 korrik 2020 Shpallja e rezultateve të ankesav.

Suksese!

 

 

You Might Also Like