Futboll

Mezani: Gjilani ka gjasa për të shkuar tutje

Gjilani të shtunën zhvillon ndeshjen e rundit të parë kualifikues ndaj APOEL Nicosia, derisa ekipi i Gentjan Mezanit është maksimalisht i përgatitur për këtë sfidë, shkruan Gazetasheshi.com.

Në kampin ‘kuqebardh’ po e presin me optimizëm këtë përballje, madje vetë trajneri i kësaj skuadre, Gentjan Mezani, beson se ekipi mund të dalë nga kjo përballje me rezultat pozitiv.

“Mendoj që kjo është një ndeshje tjetër dhe jo si ajo ndaj Tre Pennes për nga cilësia. Optimizmi është pasi në futboll mund të ndodh gjithçka. APEOL është ekip me buxhet shumë më të madh se ne, por ne jemi optimist”, ka deklaruar Mezani në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Më pas tekniku i gjilanasve theksoi se gjasat për këtë ndeshje janë të barabarta.

“Do t’i qasemi ndeshjes me kujdes. Kemi punuar në të gjitha aspektet sidomos në atë defansiv, pasi që kundërshtari ka shumë cilësi në sulm. E kemi studiuar mirë kundërshtarin, por nuk është ai APOEL-i i para disa viteve. Mendoj se gjasat janë 50-50”, ka përfunduar Mezani.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe APOEL Nicosia zhvillohet të enjten me fillim nga ora 19:00.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like