Katër vite ka qenë këshilltare e Nismës në Asamblenë Komunale të Gjilani, kur kishte lënë AAK-në për subjektin e Fatmir Limajt e tashti, Mimoza Kadriu, asambleiste e Nismës ka bërë me dije se ka ndarë rrugët edhe me këtë subjekt politik për të kaluar në Vetëvendosje. Ajo ka falënderuar anëtarët e subjektit që i ka përkitur deri më sot.
Ja postimi i plotë i Mimoza Kadriut
Të nderuar familjarë, miq, struktura dhe përkrahës të Nismës Socialdemokrate. Përmes ketij shkrimi, dëshiroj të iu njoftoj se nga sot jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet partiake të Nismës Socialdemokrate . Nga ky moment aktivitetin tim politik do ta vazhdoj ne subjektin politik Lëvizje Vetëvendosje.
Përmes ketij shkrimi dëshiroj ti falenderoj te gjitha strukturat e partise Nisma Socialdemokrate dhe gjithë përkrahësit e mi, që më kanë mbështetur pa rezervë gjatë gjithë këtyre viteve. Unë mendoj që për katër mandate sa kam qenë pjesë e kuvendit, kam kryer detyrën time me pergjegjesi te plotë, duke përkrahur dhe ndihmuar shume projekte dhe duke qenë afër qytetarit, ku hallet e tyre ti adresoj aty ku duhet.
Isha e vetme, fuqia ime politike ishte e vogël për të ndikuar, por janë kryer disa punë të mëdha dhe për kētë është dëshmitar qytetari.
Gjithe angazhimi im politik nuk u bazua në interesin tim personal, sepse arritjet e mia deri më tani në politikë janë vetem falë përkrahjes dhe respektit që njerëzit kanë treguar për mua personalisht. Unë nuk pata shumë funksione politike, sepse nuk kërkova dhe kushtëzova , por e vetmja arritje e imja ishte asambleiste të cilën e arrita me përkrahjen qytetare. Prandaj sot ju jam mirenjohëse përjetësisht për çdo votë që ështé hedhur në kutitë e votimit për mua!
Kërkoj mirēkuptimin tuaj , që të vazhdojmë bashkë edhe më tutje!
Faleminderit!
Së bashku me ju drejt fitoreve të reja !
Me respekt, Mimoza Kadriu
Asambleiste e KK Gjilan