Futboll

Mirlind Daku viziton SC Gjilanin në përgatitje

Futbollisti i njohur gjilanas Mirlind Daku ka vizituar futbollistët e Gjilanit në kampin stërvitor në Antalia në Turqi.

Daku, që luan për përfaqësuesen e Shqipërisë dhe është pjesë e ekipit Rubin Kazan, që luan në Ligën e Rusisë nuk ka harruar bashkëlojtarët e dikurshëm. Ai kishte vizituar edhe KF Llapin për të cilin kishte luajtur para se të dilte jashtë vendit.

“Vizitat e Dakut janë gjithmonë speciale”, është shkruar në faqen zyrtare të SC Gjilanit në facebook. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like