SPORTI

MKRS: Procedura e prokurimit për ndërtimin e stadiumit të Gjilanit, nuk është pezulluar

Sqarim publik

Procedura e prokurimit për ndërtimin e stadiumit të Gjilanit, nuk është pezulluar.

Njoftojmë opinionin publik, mediat dhe gazetarët e interesuar se raportimi për pezullimin e tërësishëm të procedurës së prokurimit për ndërtimin e stadiumit të Gjilanit, nuk është i saktë!

MKRS ka përfunduar vlerësimin e ofertave dhe ka dalë me rezultat për rekomandimin e fituesit të kontratës. Ligji parasheh se palët që marrin pjesë në tender, kanë afatet e tyre të paraqitjes së kërkesave për rishqyrtim kur ka mospajtime nga ana e tyre lidhur me rezultatin.

Në këtë rast, meqenëse kemi së paku dy kërkesa për rishqyrtim, afatet e procedurës, pra jo procedura në tërësi, pezullohen deri në shqyrtim dhe vendosje mbi këto kërkesa. Ky afat pritet të përmbyllet brenda 5 ditësh, dhe më pas vazhdohet me fazat tjera, deri në nënshkrimin e kontratës dhe fillimin e punimeve.

You Might Also Like