Sot ekipi i projektit “Mos m’shkel” lansoi videomesazhin anti-bullying me qëllim sensibilizimin dhe vetëdijesimin e nxënësve që mos të jenë pjesë aktive e bullizmit në shoqërinë tonë bashkëkohore. Me lansimin e këtij videomesazhi përmbyllet zyrtarisht puna e projektit, por nuk ndalen përpjekjet vetëdijësuese të nxënësve pjesëmarrës kundër bullizmit. Faza e parë e projektit ka përmbajtur realizimin e muralit i cili tashmë është inauguruar, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” ndërsa faza e dytë përmban videomesazhin në fjalë. Ekipi i projektit “Mos m’shkel” në përbërje të; Rreze Morinës, Drion Shaqirit, Viola Kosumit dhe Leon Latifit, ka falënderuar akterët që dhanë mesazhet e tyre përmes videos, të cilët janë: Nazim Gagica, Drejtor i DKA-Gjilan; Bekim Mustafa, Drejtor i Gjimnazit Natyror; Vjollca Zymberi Devaja, psikologe dhe profesoreshë e psikologjisë; Fortuna Blakaj, zyrtare policore.