Apoel FC, klub futbolli nga Qiproja kishte mundur Gjilanin me rezultat 2:0 në kuadër të Europa League, ndeshje kjo që u zhvillua në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Por tri ditë më pas në Kampionatin e Qipros ky ekip ka pësuar debakël nga AEK Larnaca me rezultat 3:0. Për AEK-un kishin shënuar Stefan Spirovski, Abraham Gonzalez dhe Ivan Trickovski.
Duket se Gjilani e kishte lodhur shumë Apoel Nicosian, ngase ndeshja në Prishtinë kishte shkuar në vazhdime dhe tashti ekipi qipriot nuk është në pozitë të mirë në tabelë. /Kryelajmi.com/.