Gjilan

Mungesa e ujit: Kremenata e Pogragja mund t’a shpëtojnë Gjilanin

Gjilani sivjet është përballë me mungesë të madhe të ujit të pijes, që ka qenë problem më i madh i këtij qyteti për vitin 2019.

Ky qytet i Anamoravës, shumë është i varur nga të reshurat atmosferike e ato sivjet ishin të pakta, andaj Gjilani pati mungesa të mëdha të ujit të pijes.

Si problem kryesor për këtë vit, të cilin Gjilani po e përballon me një solidaritet dhe mirëkuptim qytetar, kryetari Haziri ka përmendur thatësinë e madhe që e ka goditur regjionin e Anamoravës dhe veçmas liqenin e akumulues në Përlepnicë, që është burimi kryesor i furnizimit me ujë të pijes.

Ai përmendi të gjitha masat që janë ndërmarrë për përballimin e gjendjes, duke përfshirë edhe konferencën e donatorëve që u mbajt në Gjilan, ndërkohë që vetë Komuna ka ndarë 200 mijë euro për ndërhyrje emergjente, përmes shpimit të puseve alternative te kazerma e FSK-së dhe lagjen Fidanishte, ndërkohë që do të vazhdohet te Baja dhe livadhet e Koretishtës, duke bërë kështu një zgjidhje afatshkurtër të këtij problemi akut, ka thënë Haziri.

Por, Komuna e Gjilanit është duke u angazhuar edhe për një zgjidhje afatmesme dhe afatgjatë të këtij problemi, ka thënë kryetari Haziri.

Lumi Kriva Reka në Kremenatë dhe Llapushnica e Pogragjës dhe Llovcës si dy burime alternative në të ardhmen, prej të cilave planifikohet marrja e ujit dhe atë t’a bartin në Liqenin Akumulues.

“Shpresoj shumë që Kosova shumë shpejt do të bëhet me qeveri dhe kjo do të jetë ndër prioritetet kryesore jo vetëm të përfituesve siç është komuna e Gjilanit, Ndërmarrja “Hidromorava” dhe partnerët e tjerë, por edhe qeveria duhet të hyjë në zgjedhjen e problemeve për ujë të pijshëm në planifikimet afatmesme dhe afatgjata”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit.

 

You Might Also Like