I kënaqur me rezultatin, por jo edhe me lojën e sotme është treguar Ismet Munishi, ekipi i të cilit në garën për kupë ia doli të mposht Dukagjinin e Klinës me rezultat 2:1.
Tekniku gjilanas tha se lojërat janë të vështira, sidomos ato që vijnë menjëherë pas përgatitjeve. Edhe për kundërshtarin tha se ishte i fortë dhe serioz që nuk i lejoi të zhvillojnë lojë të mirë.
“Ne treguam karakter, sulmuam dhe në fund shënuam. Kemi bankë të mirë, kemi mundësi për zëvendësime. Jam i kënaqur, por ka nevojë për përmirësime”, tha Ismet Munishi, të cilit kjo ndeshje nuk i pëlqeu, por është i kënaqur që sivjet është një Gjilan më ofenziv, por që “neve na duhet ende që të komponohemi”./kryelajmi/.