Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi është deklaruar pas ndeshjes së është i kënaqur me atë që kanë treguar lojtarët e tij në fushë.
Tutje, Munishi shtoi se do të fokusohen për derbin me Dritën.
“Unë jam shumë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, e dhanë maksimumin. U rikthyem në lojë, patëm disa raste edhe pas rezultatit 2:2, por nuk shënuam. Ne hyjmë në çdo ndeshje për të fituar. Kjo ndeshje ka pasur shumë episode.
Nuk shënuam dhe pastaj pësuam. Nuk u testu Kastrati në sulm, por është lojtar i mirë në ajër. Ylberi i fitojë duelet e gjatësisë. Fitoni është lojtar i shpejt, arriti të shënoi. Tash e kemi derbin lokal dhe do të përgatitemi maksimalisht.
Për neve do të thotë shumë derbi. Do të kthehen disa futbollistë nga lëndimet. Jam i kënaqur sot edhe me Yll Hoxhën që u rikthye pas lëndimit. Kampionati është i gjatë, do të vazhdojmë”, u shpreh Munishi.