Futboll

Munishi: Shyqyr që shënuam

Kishte deklaruar se do të jepte dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Dritës, por ekipi i tij ia ka dalë të barazojë në minutën 96, andaj Ismet Munishi do të mbetet në stolin e KF Drita.

“Shyqyr që shënuam”, këto kanë qenë fjalët e para të Ismet Munishit pas përfundimit të ndeshjes, ngase barazimi e mbanë atë te Drita. “Jam i kënaqur te Drita dhe shihet se pata edhe fat, andaj do të qëndrojë gjatë të Drita. Morëm gol nga pakujdesia. Gëzim Gashi ishte ndër lojtarët më të mirë, por ai gaboi, ngase po shihet se fushat janë të rënduara, andaj gabime të tilla mund t’i ndodhin gjithkujt. Futbollistët treguan shpirt luftarak, treguan karakter, mundëm edhe të pësojmë edhe ndonjë gol, por në fund besoj se rezultati baraz ishte real”, tha Ismet Munishi, i cili po është i detyruar që herët të bëjë zëvendësime, gjë e cila sipas tij po ndikon në konceptin e lojës.

You Might Also Like