Muzikë

Naser Berisha publikoi këngën dhe klipin “Jeta është sot”

Këngëtari i njohur shqiptar, Naser Berisha, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Jeta është sot”. Kënga është lansuar së bashku me një videoklip artistik, që sjell një mesazh të fuqishëm për të jetuar momentin dhe për të vlerësuar të tashmen.

Projekti është realizuar në bashkëpunim me Nexhat Mujovi – Wirusi, i cili ka bërë orkestrimin e këngës, ndërsa teksti dhe muzika mbajnë firmën e vetë Naser Berishës. Videoklipi është prodhuar nga BUG Production, duke i dhënë këngës një dimension vizual tërheqës dhe modern. Ky bashkëpunim ka sjellë një krijim muzikor me ndjeshmëri të thellë dhe tinguj bashkëkohorë, që e karakterizojnë stilin unik të Berishës.

Publiku tashmë mund ta dëgjojë dhe ta shijojë videoklipin e “Jeta është sot” në linkun e mëposhtëm./Radio Star/

You Might Also Like