Sot, bashkë me ish-ministrin Ahmet Isufi dhe kandidatët tanë për Kuvend Komunal, vizituam kompaninë Fleksograf me pronar Samet e Bujar Mustafa, një shembull i suksesit vendor por edhe tej kufijve.
Krenarë për këtë ndërmarrje që punëson 82 punëtorë dhe arrin të eksportojë mbi 40% të prodhimit të saj jashtë vendit.
Biznese të tilla janë pasqyra më e mirë e punës, përkushtimit dhe vizionit për zhvillim ekonomik në Gjilan.
Bizneset janë zemra e zhvillimit të qytetit tonë. Ne do të jemi përkrah tyre me lehtësira, mbështetje financiare dhe partneritete të reja, që çdo ndërmarrje të rritet, të punësojë më shumë të rinj e të jetë konkurruese edhe jashtë vendit.