Krijimi i një mjedisi të qëndrueshëm për bizneset që janë model për Gjilanin dhe Kosovën është prioriteti ynë. Sidomos për ato biznese që tejkalojnë kufijtë dhe na përfaqësojnë me dinjitet jashtë vendit.
Sot vizitova fabrikën e mobiljeve “Palma”, një prej bizneseve më të suksesshme që me punë, cilësi dhe vizion ka arritur të shtrihet në gjithë Kosovën dhe jashtë saj.
Ne do të angazhohemi që të mbështesim fabrikat dhe bizneset vendore, të krijojmë kushte për rritje, punësim dhe eksport, sepse Gjilani meriton të jetë qendra e zhvillimit ekonomik të rajonit.