Zgjedhjet Lokale 2025

Nazim Gagica nënshkruan Deklaratën e Zotimeve me Organizaten Franceze me mision në Kosovë, PLAY International Kosovo

Sot nënshkrova Deklaratën e Zotimeve me Organizaten Franceze me mision në Kosovë, PLAY International Kosovo.
Me këtë zotim mora përsipër që ta vendos sportin në shërbim të edukimit, mirëqenies dhe barazisë në Gjilan.
Besoj se sporti është më shumë se lojë – është edukim, shëndet, bashkim dhe mundësi e barabartë për çdo fëmijë.
Zotimet e mia kryesore:
*Sport në shkolla si pjesë e edukimit.
*Hapësira sportive për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë.
*Barazi gjinore dhe mbrojtje e fëmijëve përmes sportit.
*Mbështetje për iniciativat rinore dhe kujdesin për mjedisin.
Çdo fëmijë meriton mundësinë të luajë, të mësojë dhe të zhvillohet i barabartë me të tjerët.
Faleminderit Bletë Rexhepi, kordinatore e programeve, dhe Edonë Bllaca, trajnere pedagogjike, për angazhimin dhe përkushtimin në këtë iniciativë të vlefshme.
Ky është zotimi im për një Gjilan të shëndetshëm, aktiv dhe gjithëpërfshirës.

You Might Also Like