Zhvillimi i Gjilanit fillon nga mbështetja e bizneseve vendore, aty ku puna dhe ideja e mirë kthehen në sukses për gjithë qytetin.
Sot, bashkë me kandidatët për Kuvend Komunal, vizituam biznesin “Durrësi”, një model frymëzues që po tregon se me pak mund të arrihet shumë.
Koncepti “Gjithçka me 1 euro” është shembull i qartë i kreativitetit, përkushtimit dhe suksesit lokal që e bën Gjilanin krenar.
Në mandatin tonë, do të vazhdojmë të mbështesim biznese të tilla që gjenerojnë ekonomi, punësim dhe besim në zhvillimin e qytetit tonë.






