Sot vizitova argjendarët e Gjilanit, ata të cilët me përkushtimin e tyre ruajnë traditën, por edhe sjellin elegancën moderne në çdo punim.
Transformimi i qendrës së qytetit do të krijojë kushte më të mira infrastrukturore për të gjithë zejtarët, me hapësira funksionale, më shumë vizibilitet dhe një ambient të denjë për punën e tyre.
Gjilani do të jetë qyteti i punës dhe krijimtarisë.