Gjilan

Nderohen dëshmorët- zbulohet pllaka përkujtimore në shtëpinë e heroit Zija Shemsiu

Janë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan me rastin e 5 majit- Ditës së Dëshmorë֝ve. Pos kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në aktivitete ishin edhe nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, deputetë nga Kuvendi i Kosovës, drejtorë e asamblistë komunalë, përfaqësues të subjekteve politike, ata nga shoqatat e dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë.

Po ashtu në fshatin Përlepnicë të Gjilanit, është zbuluar edhe pllaka përkujtimore me rastin e 40 vjetorit të rënies së heroit Zija Shemsiut dhe është mbajtur edhe akademi përkujtimore.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se nderuan dëshmorët e kombit me një sërë aktivitetesh përkujtimore.

“Filluam me homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve, për të vazhduar më pas në fshatin Përlepnicë, me zbulimin e pllakës përkujtimore në shtëpinë e heroit Zija Shemsiu”, tha Alban Hyseni.

Kryetari ka folur edhe në akademinë përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Zija Shemsiu”, në Përlepnicë në nderim të 40-vjetorit të rënies së tij heroike.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, tha kryetari i Gjilanit.

Për jetën, veprën dhe figurën e heroit Zija Shemsiu, kanë folur edhe bashkëpunëtorët, familjarët dhe miqtë

You Might Also Like