Sportet me dorë

Nderohen me mirënjohje vajzat kampione të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në basketboll

Ekipi i vajzave në basketboll i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” është shpallur kampion komunal në basketboll dhe do ta përfaqësojë komunën e Gjilanit në garat rajonale.

Vashat kampione, bashkë me profesorin e kulturës fizike dhe të sportit, Selami Haziri janë pritur në drejtorinë e shkollës nga drejtori Bekim Mustafa, i cili pasi i ka uruar ato për suksesin e arritur, u ka dëshiruar shumë suksese edhe në garat e mëtejme. I pranishëm ishte edhe Agim Asllani, zëvendësdrejtor.

“Me sukseset e juaja po na bëni krenare e ne presim që si çdoherë shkolla e jonë të ketë suksese edhe në garat rajonale dhe në nivel vendi, nga ku shpesh ka sjellë medalje”, ka thënë Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”.

Për suksesin e arritur vashat kampione dhe trajneri i tyre Selami Haziri janë shpërblyer me mirënjohje.

You Might Also Like