Gjilan

Nderohet vepra e Abdullah Tahirit, Ibrahim Pacollit dhe Arben Ramadanit

Si në çdo përvjetor, edhe sot me nderim të thellë përkulemi para veprës së Dëshmorëve Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani, simbole të qëndresës, urtësisë dhe guximit të rrallë.
Emrat dhe veprat e tyre janë të skalitura në kujtesën tonë kolektive si dëshmi e mirënjohjes sonë të përhershme për bijtë më të mirë që pati Gjilani dhe e gjithë Kosova.
Bashkë me familjarët e Dëshmorëve, invalidët, veteranët dhe qytetarët e shumtë, nderuam sot jo vetëm këta heronj, por një ideal që vazhdon të na udhëheqë drejt lirisë, dinjitetit dhe përkushtimit ndaj atdheut.
Lavdi përjetë Abdullah Tahirit, Ibrahim Pacollit dhe Arben Ramadanit.
Nderim i përjetshëm për të gjithë Dëshmorët e Kombit!

You Might Also Like