Viti

Ndërroi jetë Haxhi Nazim Neziri në moshën 106- vjeçare

 Në fshatin Remnik të Vitisë dje ka ndërruar jetë dhe sot është varros në varrezat e fshatit njeriu më i vjetër në komunën e Vitisë e mbase edhe njëri  nga më të moshuarit në Kosovë Haxhi Nazim Neziri. Sipas familjarëve  ai ndërroi jetë në moshën 106-vjeçare. Ai ishte njëri ndër personat më të moshuar në Kosovë, derisa lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familja Neziri. Plaku nga Remniku që jetoi më shumë se një shekull, ditëve të fundit nuk kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Sa ishte vital edhe në këtë moshë ai ka rrëfyer shumë kujtime nga jeta e tij mbi 100 vjeçare, duke dhënë intervista për mjetet e informimit.  rrëfente se kishte përjetuar tri lufta, teksa ka treguar se si e kishin varrosur për së gjalli për t’i ikur vrasjes nga pushtuesit bullgarët në rinin e tij. Ai thoshte se gjatë jetës së tij, kishte agjëruar mbi 90 Ramazana. Tregonte se edhe babai i tij kishte jetuar mbi 115 vjet. Në njoftimin mortor të familjarëve ata njoftonin se për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit, se gjyshi i tyre do të varroset me një ceremoni vetëm nga rrethi i ngushtë familjarë. Aziz Zuka

You Might Also Like