19 janar 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Matoshi, me rastin e ndarjes nga jeta të shefit të Zyrës Ligjore, Hevzi Matoshi. Në telegram thuhet:
“E nderuara familje Matoshi,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të bashkëshortit e babait tuaj, Hevzi Matoshi.
Me Hevzën (siç e kemi njohur të gjithë) kam bashkëpunuar nga paslufta dhe ai do të mbahet në mend për kontributin e madh në fushën ligjore, që e ka njohur më së miri.
Gjilani ka humbur shefin e Zyrës Ligjore, por ta kujtojmë gjithmonë me respekt si punëtor e profesionist të madh.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, kolegëve, miqve e farefisit.
Lamtumirë, mik!”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.