Gjilan

Ndërron jetë Bedri Haziri, vëllai i Lutfi Hazirit

Ka ndërruar jetë Bedri Haziri, me origjinë nga fshati Llovcë i Gjilanit. Bedriu është vëlla i ish-kryetarit të Gjilanit  Lutfi Haziri. Ai po vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin për vdekjen e Bedriut e ka bërë të ditur Lutfi Haziri, i cili në postimin e tij në facebook ka shkruar:

Ma këpute shpirtin vëlla!

Vëllau im, Bedriu, ndërroi jetë sonte në spitalin universitar Zurichut, pas një sëmundje të rëndë.

Ka qenë më i miri mes nesh, por Zoti e deshi më shumë se ne. Shpirti i tij bën dritë nga sonte.

Do të kujtojmë përjetë për shpirtin e bardhë e njerëzinë!

————————-

Për detajet e varrimit dhe të pamet, ju njoftojmë me kohë!

You Might Also Like