Ka ndërruar jetë Hajdin Sadiku, punëtor shumëvjeçar i arsimit. Ai gjatë karrierës së tij kishte punuar mësues, profesor e drejtues arsimor. Para se të dilte në pension, Hajdin Sadiku për një kohë të gjatë kishte punuar në Këshillin Pedagogjik të Arsimit.
Njoftimi i plotë i familjarëve:
HAJDIN(SHEFKI) SADIKU
Njoftojmë të gjithë farefisin, miqtë dhe qytetarët se më datë 02.12.2025, në moshën 79-vjeçare, u nda nga jeta Hajdin (Shefki) SADIKU duke na lënë të pikëlluar dhe në kujtim të përhershëm.
Varrim i të ndjeriti do të bëhet ditën e mërkurë, më datë 03.12.2025, me namazin e ikindisë në orën 14:00, në fshatin LLOVCË.
Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit, Dardania II
Familja: Sadiku





