Ka ndërruar jetë Nehat Baftijari, i cili njihej si njëri ndër tifozët më të flakët të klubit të Gjilanit.
Familjarët, shoqëria e tifozët “Skifterat”, sot kanë humbur një njeri të dashur për ta.
Lajmin pikëllues e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, ndërsa tifozët “Skifterat’ në rrjetin social ‘facebook’, kanë ngushlluar familjarët duke theksuar se Nehati do ti mungon klubit e grupit të tyre.
“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin se u nda jeta një nga tifozët më të vjetër të klubit tonë! Gjilanit e shkallëve të stadiumit do ti mungoj përherë një tjetër futboll dashes unik, i cili rrallëherë kujtohemi të mos e kemi pa në mesin tonë për të shijuar bashkërisht ndeshjet dhe atmosferën!
Ngushëllimet tona të sinqerta për familjen, shoqërinë dhe gjithë ata që patën fatin ta njohin! Zoti na bashkoftë në xhenet”, thuhet ne postimin e “Skifterave”.