FC Prishtina dhe trajneri Zekirija Ramadani i kanë ndarë rrugët të premten mbrëma.
Lajmi konfirmohet për Zeri.info nga burime brenda klubit.
“Zeri.info” mëson se kryesia e klubit dhe trajneri nga Shkupi e kanë shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme.
Ramadani në edicionin e kaluar e drejtoi Prishtinën në rrugën drejt titullit kampionit, i cili është arritur me shumë sakrificë.
Ai së bashku me stafin e tij arriti që te Prishtina ta rikthejë titullin pas tetë edicioneve, andaj në kryeqytet do të mbahet shumë gjatë mend për këtë fakt.