Malisheva e Drita kanë patur një paraqitje të mirë në ndeshjen e xhiros së fundit të gjysmësezonit, por në pjesëlojën e parë asnjëra nuk ia doli që të shënojë. Edhe vendasit edhe mysafirët bënë presion në portat kundërshtare, por që rrjetat mbetën të paprekura, andaj pjesa e parë përfundoi pa gola 0:0.
Drita ishte edhe më kërkuese në pjesën e dytë të lojës, kur pati një rast shumë të mirë nëpërmjet Pëllumbit e gjilanasit madje dhanë dhjetë kornerë, por pa ia dalë që të shënojnë, por në minutën 83, pas një goditje dënimit, Jorgo Pëllumbi gjuajti përtokë nga rreth 14 metra dhe qëlloi këndin e majtë të poshtëm të Ilir Abdylit për 0:1.
Mirëpo në minutën e parafundit të ndeshjes Malisheva ia doli që të shënojë nëpërmjet Xhemajl Ibishit dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1. /kryelajmi.com/.





