Gjilan

Ndihmohen 150 familje në nevojë në Gjilan

Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me fondacionin Zayed for Good, (Sheikha Hind) nga Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë filluar me shpërndarjen e 150 pakove ushqimore për familjet në nevojë.
Kjo po bëhet në muajit të shenjtë të Ramazanit.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, tha se në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale, realizuan shpërndarjen e 150 pakove ushqimore për familjet në nevojë. Kjo ndihmë u mundësua fal bashkëpuninit tonë si drejtori me fondacionin Zayed for Good, (Sheikha Hind) nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Përmes këtij donacioni synohet të mbështeten familjet që përballen me vështirësi ekonomike, duke u ofruar ndihmë konkrete për përmbushjen e nevojave bazike. Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mbetet e përkushtuar që të vazhdojë mbështetjen për kategoritë në nevojë përmes bashkëpunimit me donatorë dhe partnerë të ndryshëm”, tha Mimoza Kadriu Qerimi.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, falënderoi donatorët për këtë mbështetje të vlefshme, duke shprehur gjithashtu shpresën dhe kërkesën që edhe në të ardhmen të vazhdojnë të mbështesin projekte dhe iniciativa të tjera në ndihmë të qytetarëve dhe familjeve në nevojë në Komunën e Gjilanit.

You Might Also Like