Viti

Në Ditën e çlirimit të Vitisë ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani si dhe ish- presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga u shpallën qytetarë nderi të kësaj komune

Me një organizim madhështor që u pa si i tillë për herë të parë , pas 20 vitesh e organizuar në 20 vjetorin e çlirimit të Komunës së Vitisë, ky qytet shpalli qytetar nderi ish presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ish presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani.

Ky çmim është ndarë me propozim të kryetarit të kësaj komune, Sokol Haliti dhe me vendim të kuvendit komunal.

Pas ceremonisë kryesore, Komuna e Vitisë ka organizuar edhe një parakalim kulturor të klubeve sportive, të ansambleve të këngëve dhe valleve, mekanizmit bujqësor në qendër të qytetit, para të pranishmëve në ngjarjen e madhe festive.

Por, ajo që la përshtypje tek të pranishmit ishte parakalimi me traktor i një gruaje e veshur me rroba kombëtare, si simbolikë se gratë e kësaj komune janë aktive edhe në sektorin e bujqësisë.

Traktori ishte i mbështjell me flamurin kombëtarë dhe për disa çaste gjatë parakalimit e ngiste gruaja e cila ka impresionuar të gjithë pjesëmarrësit në festë.

Kujtojmë se në këtë komunë ka shumë gra që udhëheqin biznese e shoqata prodhuese që njihen për kultivimin e produkteve vendore bujqësisë, pastaj ka një jetë të organizuar kulturore e sportive e kjo u pa në defilimin e tyre para personaliteteve të larta të renditur në sheshin e qytetit. Komuna e Vitisë sot ka shënuar 14 Qershorin Ditën e çlirimit me aktivitete të shumta ndërsa me rastin e shënimit të 20-vjetorit të Çlirimit në 20-vjetorin e Çlirimit të Komunës ceremonia solemne është mbajtur në sheshin e qytezës më që rast simbolikisht dy personalitete të larta , ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani si dhe ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga u shpallën bazuar në vendimin e marrur nga Kuvendi komunl i Vitisë , qytetarë nderi të kësaj komune. Fillimisht para këtij tubimi, ish presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani së bashku me Kryetarin Haliti bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Ish –presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani kanë bërë sot homazhe dhe kanë vendosur kurora lule në varrezat e dëshmorëve në Viti, për të nderuar ata që dhanë edhe jetën për lirinë e vendit. Këto homazhe u bënë për nder të 14 Qershorit- Ditës së Çlirimit të Komunës së Vitisë.

Kurse më pastaj në tubimin gjithpopullor të mbajtur në Sheshin e Qytezes është zhvilluar edhe ceremonia e aktit të shpalljes së këtyre dy personaliteteve Qytetarë nderi të komunës së Vitisë. Aziz Zuka

 

You Might Also Like