Gjilan

Në Ditën e Europës, Lutfi Haziri falënderon institucionet e BE’së për mbështetjen e madhe për Gjilanin  

Në Ditën e Europës, Lutfi Haziri falënderon institucionet e BE’së për mbështetjen e madhe për Gjilanin

Gjilan, 10 maj 2021 – Në Ditën e Europës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar institucionet financiare të Bashkimit Europian për mbështetjen e madhe për Gjilanin.

“Meqë jemi në Ditën e Europës më lejoni që në emër të qytetarëve të Gjilanit t’i falënderoj institucionet e europiane për mbështetjen financiare. Ne nuk e shohim si derë dalje përmes të drejtës për liberalizimit të vizave, edhe pse në këtë drejtim na kanë mbetur ‘hak’ në realizimin e kësaj të drejte. Institucionet europiane në Gjilan janë në investime të drejtpërdrejta për rregullimin e jetës së qytetarëve. Ne jemi përfitues të programeve financiare që përmes konkurrencës kemi arritur t’i fitojmë grantet në realizimin e projekteve tona”, ka thënë Haziri, në konferencën për media.

“I falënderoj taksapaguesit europianë për këtë mundësi, sikurse dhe stafin profesional dhe partnerët tanë të cilët kanë arritur për ta konfirmuar besimin për arritje të suksesshme, sidomos të auditimit të brendshëm dhe atij të pavarur, i cili është dokumenti kryesor për përfitime financiare nga institucionet europiane”, ka shtuar ai.

Programet e Gjilanit me institucionet financiare të BE’së janë:

Inkubatori i agro-biznesit – përfitues të drejtpërdrejtë janë qindra të rinj;

Ndërtimi i Muzeut Etnologjik;

Social Hub me fokus rinia dhe IT;

Përfitues për disa vite radhazhi i bashkëpunimit ndërkufitar në projektin Gjilan-Kumanovë, që për synim ka rregullimin e shtratit të lumit në Cernicë, rregullimin e muzeut e të Tregut të Gjelbër dhe Tregut të Plaçkave;

Në sektorin e përpunimit të qumështit, perimeve dhe produkte bujqsore, janë realizuar programe të përbashkëta edhe me sektorin privat, siç janë resortet, Planeti, Luta e Maja e Zezë.

Granti për ndërtimin e Impitantit për trajtimin e ujërave të zeza

Rruga Gjilan-Prishtinë e cila është në ndërtim e sipër dhe

Rruga Livoq i Ulët-Kllokot

You Might Also Like