Gjilan

Në Gjilan qentë dëmtojnë dy vetura

Në dy raste në Gjilan, qentë ua kanë shkatërruar dy qytetarëve veturat, duke u shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Ditë më parë, një qytetari në lagjen “Kamnik” të Gjilanit I ishte shkaktuar dëm në pjesën e përparme të veturës të llojit “Golf 6”, të cilën është dashur për ta riparuar tek mjeshtrit dhe pronari është dashur të paguajë 480 euro.

Rasti më I freskët ka ndodhur në lagjen “Bujanina” po në Gjilan, kur qentë endacakë një qytetari tjetër I kanë shkatërruar plastikën e përparme të makinës dhe anësorën në makinën “Golf”, për rregullimin e të cilës është dashur të paguajë 500 euro.

Qytetarët e dëmtuar theksojnë se nuk po dinë ku të ankohen, kurse nuk dihet se Kompanitë e Sigurimeve a I mbulojnë edhe dëmtimet e tilla apo vetëm ato të aksidenteve në trafik.

Ndryshe, në Gjilan shumë shpesh ndodh që qentë endacakë t’u vihen pas veturave të caktuara apo edhe motoçikletave mu në qendër të qytetit, kurse nuk dihen arsyet se çfarë po i tërheq në dëmtimin  e veturave. /Kryelajmi.com/

You Might Also Like