Nesër e mërkurë, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” me fillim në ora 14 do të jepet shfaqja forum-teatër “Prapa Ekranit”, me dramaturgji dhe regji nga Zana Hoxha, e cila rikthehet për të hapur një debat të domosdoshëm mbi dhunën psikologjike dhe abuzimin online. Në skenë zbërthehen marrëdhëniet e një grupi studentësh dhe profesoreshës së tyre, të cilët përballen me manipulimin, kontrollin, presionet digjitale dhe ndikimin e “manosferës” në jetën e tyre të përditshme. Përmes metodës interaktive të forum-teatrit, publiku bëhet pjesë aktive e procesit: ndërhyn, propozon zgjidhje dhe rifillon skenat për të gjetur mënyra konkrete për t’u përballur me dhunën online.

Aktorët: Ismail Kasumi, Qendresa Kajtazi, Anisa Ismaili, Edlir Gashi, Albana Gashi
Kjo shfaqje organizohet nga Artpolis, me mbështetje të Rrjetit të Grave të Kosovës dhe East West Management Institute.
Jeni të mirëseardhur





