Viti

Në komunën e Vitisë rastet aktive me covid- 19 në vazhdimësi janë në rënie

Komiteti komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka mbajtur sot takimin e radhës për të vlerësuar gjendjen aktuale rreth pandemisë Covid 19 në komunën e Vitisë, me që rast ka konstatuar se situata është nën kontroll. Kryetari i komunës, njiherit kryesues i këtij komiteti, Sokol Haliti, ka theksuar se situata është e menaxhueshme dhe gjithçka është nën kontroll. Rastet aktive në vazhdimësi janë në rënie, kurse rastet e shëruara po shënojn rritje, gjë që gradualisht po rikthehet normaliteti, është shprehur kryetari Haliti. Po ashtu edhe rreth procesit mësimor, ai ka bërë të ditur se po zhvillohet mësimi sipas planit të paraparë dhe pa probleme, ndërkohë që masat parandaluese të virusit janë duke u zbatuar.

Edhe komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka rikujtuar se masat janë në fuqi dhe bartja e maskave është e obligueshme. Konkretisht, në komunën e Vitisë janë 16 raste aktive me Covid 19.Aziz Zuka

 

You Might Also Like