Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 18 viktima nga COVID-19, raporton Gazeta Express.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe një mijë e 891 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 25 mijë e 797.
Njoftimi i MSH’së:
#Bashkëiadalim
28 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.967 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 794.812 doza të vaksinës.
Deri më sot 267.979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 13.120 testime, 1.891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.483 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 112.883.
Në total numri i rasteve aktive është 25.797.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!