Gjilan

Në Kosovë 357 raste të reja pozitive dhe 24 raste të vdekjes

Në njoftimin e MSH-së është bërë e ditur se përgjatë 24 orëve të fundit janë testuar 7 mijë e 27 mostra, nga të cilat 357 kanë rezultuar pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e infektimit me COVID-19 kanë vdekur 24 persona.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

4 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës.

Deri më sot 369.033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 7.027 testime, 357 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.498 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 138.950.

Në total numri i rasteve aktive është 15.835.

You Might Also Like