Në Bibliotekën e Qytetit “Fan Noli” në Gjilan, në kuadër të EDICIONIT të 15-të TË MANIFESTIMIT “VJESHTA LETRARE E GJILANIT…. në organizim të Ars Club-it “Beqir Musliu”, një promovim i rrallë e i rëndësishëm. U fol për romanin “Vegjetariania” të nobelistes së sivjeme për letërsi Han Kang, shkrimtare e Koresë Jugore .Këtë roman e botoi “ONUFRI”, Tiranë më 2019.
Për nobelisten Han Kang dhe romanin e saj VEGJETARIANIA, ligjëruan:
– Liridonë Mehmeti nga Ars Clubi “Beqir Musliu”,
– Afrim Demiri, shkrimtar,
– Gjylshen Betrisha, albanologe,
– Anton Nikë Berisha, studiues i letërsisë dhe
– Prend Buzhala, kritik lettrar.
Fillimisht, u lexua shkrimi përkthyesit Bujar Hudhri, President i Shtëpisë botuese ONUFRI nga Tirana.
Fragmente nga romani deklamoi Zanë Mali, poete.
Drejtues i kësaj veprimtarie ishte Sabit Rrustemi, shkrimtar.