Në Letnicë të Vitisë me rastin e 15 gushtit është mbajtur manifestimi tradicional fetar kushtuar “Zojës së Madhe” apo sic njihet tek besimtarët e krishterë si “Zoja e Letnicës”. Në kuadër të kësaj feste , u mbajt edhe mesha qendrore, ku morën pjesë përfaqësues të Institucioneve lokale të Vitisë, KFOR-it, Ambasadave të huaja, besimtarë të krishterë por edhe mysafir nga vendet e ndryshme të botës. Në këtë meshë, u bënë lutje për dashuri dhe harmoni mes njerëzve. I pranishëm në këtë manifestim tradicional, ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili edhe është angazhuar që me të gjitha mekanizmat të organizoj në mbarëvajtjen e kësaj ngjarje. Përndryshe me qëllim të organizimit sa më të mirë të kësaj feste Komuna e Vitisë në bashkëpunim me mekanizmat tjerë ka hartuar paraprakisht edhe planin e veprimit, i cili sot është realizuar në përpikëri.Ndryshe vlenë të theksohet se nga Kisha e Letnicës ku ishte shërbyese fetare humanistrtja e madhe dhe Nobelistja e njohur shiptare Nëna Tereze alias Gonxhe Bojaxhiu nis rrugëtimin e saj humanitarë ku arriti të bëhet e famshme në Kalkuta të Indisë duke ndihmuar të varfërit e botës./Aziz Zuka