Libri

Në përvjetorin e vdekjes: Shuarja e hershme e një poeti, Alush Canaj

48 vjet më parë, pikërisht në ditën e 16 shkurtit të vitit 1972, dora e UDB-së vrau poetin ALUSH CANAJ,që me magjinë e artit të tij, hyri herët në zemrat e lexuesve të gjitha moshave.

Pas kryerjes së gjimnazit ai regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, ndonëse nuk mundi ta durojë atë jetë urrejtëse e robëruse ndaj shqiptarëve. Alushi, deri sa ishte në Beograd, u shkruante shokëve letra dhe u tregonte për padrejtësitë që u bëheshin shqiptarëve. Qytetin student të Beogradit e quante qytet i zi. Për veprimtarinë e tij pushteti disa herë e kishte ftuar në biseda informative.

Krijimtaria e plotë letrare e poetit Alush Canaj është përmbledhur në veprën “Mbrëmë e putha lirinë”, e cila është botuar shumë vite pas vdekjes tragjike të autorit. Këtë libër për shtyp e ka përgatitur poeti i mirënjohur kosovar, Avdush Canaj, vëlla i autorit.

Alush Canaj në fund të viteve të gjashtëdhjeta ishte konsideruar si një yll që po futej me plot sukses në letrat shqipe, por që siç pati theksuar Ragip Ramaj, në hyrje të këtij libri, ky yll u shua që në shkëlqimin e tij të parë.

Alush Canaj ishte një autor shumëdimensional, ai shkroi vjersha, tregime e u mor edhe me vizatime dhe shumicën prej tyre i kishte botuar në gazetat dhe revistat e kohës. Më 1992, i vëllai i poetit, Avdushi, kishte përgatitur për botim veprën “Vals veror”.

You Might Also Like