Viti

Në Pozharan të Vitisë është përuruar xhamia e re më e madhja në rajonin e Anamoravës

Në Pozharan të Vitisë, lokalitet ky më I madhi I komunës së Vitisë, por mbase edhe ndër më të mëdhat në Republikën e Kosovës, me një solemnitet rasti sot është përuruar objekti I ri fetar Xhamia e re. Kjo ceremoni është zhvilluar në prani të një numri të madhë të qytetarëve të këtij lokaliteti dhe të qytetarëve të shumtë besimtar të fshatrave që gravitojn në këtë qytezë.Në ceremonin e inaugurimit të Xhamisë së re prezantuan edhe përfaqësues të strukturave më të larta të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) me në krye kryetarin e saj, Naim Tërnava, Këshillit të Bashkësisë Islame të Vitisë, përfaqësues të qeverisë lokale, derisa morën pjesë qindra besimtarë, banorë të Pozharanit dhe të ftuar të shumtë.

Në përurimin e këtij kulti fetar, u bënë thirrje për ruajtjen dhe kultivimin e tolerancës fetare dhe besimit tradicional në vend. Edhe banorët e Pozharanit u shprehën tepër të gëzuar që më në fund lokaliteti i tyre u bë me një xhami të madhe e të re ku do të kryejnë ritet fetare islame, për cka në fjalën e rastit që mbajti kryetari I këshillit për ndërtimin e kësaj Xhamie z.Adem Pira,I cili ka falenderuar të gjitha ata të cilët kanë kontribuar në ngritjën e këtij objekti fetar modern I cili ka rreth 500 metra katror hapsirë ku besimtarët mundë të kryejn ritet e tyre fetare.

Sipas Imamit të kësaj xhaamie Muhamet Zuka, Xhamia e re e cila kishte nisë së ndërtuari në vitin 2015 është objekti më I madhë në Anamoraavë dhe njëri ndër më të mëdhat në kosovë.Për ndërtimin e të cilit me vetkontribut kanë dhën mjete në shumë prej rreth 400 mijë euro.” Për xhaminë e re u dhanë 400 mijë euro, kontribut ky i banorëve të fshatit me rrethinë, kurse Bashkësia Islame e Kosovës e mbështeti këtë projekt duke ndarë 30 mijë euro,ka thënë imami Mulla Muhamet Zuka.

Ndryshe në Pozharan,ka egzistuar dhe ekziston edhe një xhami por e vjetruar e ndërtuar para shumë viteve,e në të njeten siq dihet është kryer edhe edhe masakra e nga pushtuesi serbë e njohur si “Masakra serbe në xhaminë e Pozharanit” e bërë në vitin 1945 menjehere pas përfundimit të luftës së Dytë botërore, e e njejta do të ekzisstoj dhe sipas burimeve tona do të jetë nën mbrojtjën e shtetit siobjekt I trashigimisë fetare. Aziz Zuka

You Might Also Like