Futboll

Në Stadium Parken Copenhagen, sonte ndeshje historike për Dritën

FC Drita sonte në kryeqytetin e Danimarkës do të  përballet  me FC Copenhagen në kuadër të Champions League, për të dëshmuar edhe një herë se është e gatshme të bëjë historinë, ashtu siç po e bënë në çdo edicion.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Kampionëve, gjë të cilën deri më tash nuk e kishte bërë asnjë klub kosovar, ngase sa më shumë që avancohet tutje në garat evropiane, gjërat shkojnë duke u vështirësuar, ngase nuk mund t’u iket ekipeve të forta.

Drita sa herë që është ballafaquar me ekipe të mëdha ka bërë rezistencë dinjitoze, një gjë e tillë pritet edhe sonte në Stadiumin Parken në Kopenhagë, në ndeshjen që do të nis në ora 19, ku megjithëse ekipi vendas llogaritet favorit në këtë ndeshje, mysafirët në krye me Zekirija Ramadanin dijnë të bëjnë befasi, aq më tepër që te ta nuk do të mungojë motivimi.

Nëse Drita nxjerr një rezultat të favorshëm, atëherë ka edhe një mundësi të dytë pas një jave në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like