Përgatitjet për duelin derbi ndaj Dritës tashmë kanë përfunduar, me ekipin që është i gatshëm për ndeshjen e vikendit.
Gjithë grupi ka qenë në dispozicion të stafit teknik, përveç Robert Rrahmanit, i cili po vazhdon të stërvitet i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit.
Atmosfera ka qenë pozitiv dhe seancat stërvitore kanë qenë në ritëm gjatë gjithë javës, duke pritur përballjen me Dritën me optimizëm.
Ekipi vjen pas tri fitoreve radhazi dhe synon që të vazhdojë këtë ecuri të rezultateve edhe në duelin e së dielës.
Takimi me ‘bardhekaltërit’ zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.





