Shefik Surdulli
Në tavernën e vjetër t’qytetit
Një muzikë gjazi
në një tavernë të vjetër
përpinë
Melankolinë
n’tatuazhe
stolash
me shëllungë tymi
përmbi
Ngrysjen
e “Mona Lizës”
pas një porte të vogël
që askush
nuk e sheh
askush
nuk flet me te
Botën e një burri hijerëndë
me mustaqe të verdha
bojë duhani
që atje në një qoshe
po i bënë gjëmën
“vaporrave me asqer’t e mbretit”
teksa ia rëndojnë këngën
bashkë me rakinë…