Zv.Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu i shoqëruar dga Komisioni komunal për vlerësi-min e dëmeve në ekonomit familjare dhe bu-jqësi nga fatkeqësitë natyrore ka pritur sot në takim Komisionin qendror për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fat-keqësitë e tjera në krye me Kastriot Lajqin. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar në veçanti lidhur me vlerësimin e dëmeve në ekonomit familjare, dëmet në bujqësi dhe dëmet në biznese në territorin e komunës së Vitisë dhe mundësive të kompensimit të dëm-eve të shkaktuara në veçanti nga shiu dhe bora. Ndërkaq Sami Demelezi, kryetar i këtij komisioni nga Vitia, ka folur edhe rreth punës që ka bërë komisioni duke bërë me dije se ata kanë dorëzuar një raport tek kryetari i komunës dhe të Kuvendi Komunal i Vitisë i cili është shqyrtuar në mbledhjen e fundit. Përn-dryshe dy komisionet janë pajtuar që do të va-zhdojnë bashkëpunimin që vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të bëhet konformë ligjeve të republikës së Kosovë. Aziz Zuka





