Viti

Në Viti shërohet edhe  pacienti i fundit me COVOD-19

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti,ka njoftuar se sonte ka marrë lajmin më të mirë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik- ku wshtw konfirmuar se është shëruar i infektuari i fundit me COVID-19 nga kjo komunë.

Haliti tha Komuna e Vitisë, personeli shëndetësor, policia, qytetarët dhe të gjithë ata që po merren me menaxhimin e situatës me pandeminë, sonte ndihen më të lehtësuar, pasi Vitia nuk ka më asnjë rast të infektuar.

Ai të shëruarve iu dëshiron shëndet të plotë dhe rehabilitim të shpejtë. Kryetari Haliti ka falënderuar të gjithë që kanë kontribuar në ndërprerjen e përhapjes së mëtutjeshme të gripit, e sidomos qytetarët që kanë qenë të disiplinuar në këtë kohë aspak të lehtë. Mirëpo, i pari i komunës iu bën thirrje të gjithëve që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat në fuqi, sepse rreziku nuk ka kaluar ende  plotësisht.Aziz Zuka

You Might Also Like